Serbi, arrestohet financuesi i Tadiçit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2012, 11:08
Policia serbe ka arrestuar një ndër financuesit kryesor të partisë së ish-presidentit serb, Boris Tadiç.Zharko Radonjiç ishte arrestuar edhe më herët gjatë këtij viti, nën dyshimin se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë dëmtuar buxhetin e shtetit të Serbisë për 10 milion euro, shkruan gazeta serbe “Kurir”.Zharko Radonjiç, është pronar i "Metropolitan doo", kompani kjo e cila i dhuroi Partisë Demokratike të Tadiçit 400.000 dinarë.