Halimi: Pesha e krimit nuk mund të rëndojë mbi supet e qytetarëve

Në një kohë kur qytetarët më parulla në duar “Meta ik”, po protestonin përpara Parlamentit, në foltoren e Kuvendit po fliste deputeti i PD, Eduard Halimi. Në fjalën e tij Halimi siguroi qytetarët se do ti qëndrojnë pranë në protestën që do bëjnë.Sipas Halimit vetëm nëse Meta dorëhiqet do të ketë një hetim të paanshëm. Ai tha se pesha e krimit nuk mund të rëndojë mbi supat e qytetarëve.Eduard Halimi: Ne dhe qytetarët të gjithë bashkë në sheshe do jemi kundër krimit, kundër bandave, kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër krimit në Parlament. Vetëm dorëheqja e kryetarit të kuvendit do të sjellë një hetim të pavarur dhe një hetim të paanshëm, të akuzave më të rënda në këto 25 vjet që kanë përfshirë kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm. Vetëm hetimi i pavarur dhe i paanshëm do të sjellë një parlament normal dhe një paqe sociale deri në atë ditë ne do jemi me qytetarët, do ti prijmë ata sepse pesha e krimit nuk mund të rnëdojë mbi supet e qytetarëve.