Zgjedhjet vendore, PD nis takimet elektorale në Vau Dejës
Afrimi i datës së zgjedhjeve vendore ka bërë që në shumë qarqe të vendit të nisë organizimi i grupimeve partiake për dakordimin e punës për fushatën elektorale. Në bashkinë demokrate të Vaut të Dejës strukturat kanë nisur takimet në mënyrë që të arrijnë sërish fitore në 21 qershor.Partia Demokratike në Shkodër ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 21-qershorit.Prej ditësh Kreu i grupit të punës për Bashkinë e Vaut të Dejës Gjokë Uldedaj, ka nisur takimet me të gjitha strukturat e kësaj force politike në këtë zonë, duke kërkuar një angazim të madh që PD në këtë bashki të arrijë sërish fitore.Gjokë Uldedaj,Kryetar i Grupit të Punës Bashkia Vau Dejës: "Në kuadër të një reforme territoriale të kontestuar mbi bazën e një harte elektorale duhet të japim një përgjigje të merituar kundërshtarëve duke u përkthyer me një votë plebishitare"Prej ditësh në Bashkinë e Vaut të Dejës ka nisur dhe procesi i përzgjedhjes së kandidaturave që do të garojnë për kreun e kësaj njesie vendore në zgjedhjet e 21-qershorit./Oranews.tv/