Suedi, sulm në një restorant, 2 të vdekur
Terror në një restorant në Gotenburg të Suedisë. Dy persona të armatosur kanë qëlluar me breshëri armësh brenda një restoranti në qytetin e dytë më të madh të Suedisë, duke lënë të paktën dy persona të vdekur dhe mbi 15 të tjerë të plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën Hisingen, dhe sipas policisë kjo është një përplasje bandash kriminale."Nuk ka absolutisht asnjë lidhje me terrorizmin, tha policia në një deklaratë, duke shtuar se ngjarja ndodhi pikërisht në zonën ku tracionalisht dhuna e bandave kriminale rivale ka qenë prezente.Por gjithsesi zëdhënësi i policisë deklaroi se është herët për të folur për motivet e vrasjes, teksa një dëshmitar ka thënë për mediat vendase se dy personat e armatosur hynë në restorant dhe nisën të qëllojnë me armë automatike pa ndonjë objektiv të qartë. Sulmi ndodhi në kohën kur klientët po shikonin një ndeshje futbolli, kurse autorët kanë arritur ti shpëtojnë policisë.