Strazimiri: Dekriminalizimi më larg se kurrë, protestat e pandalshme

Deputeti demokrat, Gent Strazimiri, tha në studion e Ora News se dekriminalizimi është më larg se kurrë." Jemi më larg se kurrë kësaj fjalë për fat të keq. Dekriminalizimi do të ishte vetëm një fjalë e vetme, vullnet politik. Qeveria e cila i futi në parlament, apo i ka sot në administratën shtetërore. I ka të gjitha mjetet, të gjitha format, mundësitë dhe instrumentat të nxjerrë listën e tyre dhe ti nxjerrë jashtë".Për Strazimirin përjashtimi i Tom Doshit nga grupi i PS-së, nuk ka lidhje me dekriminalizimin por thjesht me pamundësinë e bashkëjetesës mes tyre për shkaqe që ende nuk dihen.Strazimiri tha se nuk mund të ketë besim tek hetimi i nisur 6 muaj pas ngjarjes që denoncoi, Tom Doshi, ndërsa deklaroi se protestat e PD do të jenë të pandalshme.Duke u ndalur te zgjedhjet ardhshme, Strazimiri tha se ekipi për 21 qershorin nuk është gati, ndërsa nëse duhet të rikandidojë apo jo Basha në Tiranë dha këtë përgjigje.