Tropojë, 16 vjeçari luante në klasë me kapsollë. Shpërthimi plagos dy nxënës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në shkollën e mesme të bashkuar në komunën Llugaj të rrethit të Tropojës, kur një nga nxënësit ka qenë duke luajtur me një mjet luftarak i cili ka shpërthyer. (Foto ilustruese)Ngjarja ka ndodhur paraditen e 18 marsit 2015, rreth orës 09-10:00 në klasën e tij gjatë orës së mësimit.Sipas policisë, së Kukësit bëhet e ditur se klasën e tij gjatë orës së mësimit nxënësi G.I 16 vjecar po luante me një mjet luftarak i cili ka shpërthyer dhe për pasojë janë plagosur lehtë dy nxënës, shokë të klasës.Menjëherë pas ngjarjes, në shkollën ku ka ndodhur ky incident, kanë shkuar uniformat blu të cilët gjatë orëve të mbrëmjes kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorit, banues në fshatin Llugaj, Tropojë.Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprat penale "Plagosje e lehtë nga pakujdesia" dhe "Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake".Gazetari i Ora News informoi se mjeti luftarak i cili shpërtheu ishte kapsollë[caption id="attachment_481116" align="alignnone" width="640"]10665751_546829038796934_3379937276840942108_n Në foto: Shkolla e mesme e Bashkuar në komunën Llugaj , Tropojë[/caption][caption id="attachment_481120" align="alignnone" width="640"]shkolla llugaj Në foto: Shkolla e mesme e Bashkuar në komunën Llugaj , Tropojë[/caption] Njoftimi i policise se Kukesit"Me datë 18.03.2015, në orën 20-00, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. I i datëlindjes 07.07.1999, banues në fshatin Llugaj, Tropojë , sepse : rreth orës 09-10 në klasën e tij gjatë orës së mësimit ky nxënës po luante me një mjet luftarak i cili ka shpërthyer dhe për pasojë janë plagosur lehtë dy nxënës.Materialet ju kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprat penale "Plagosje e lehtë nga pakujdesia" dhe "Prodhim dhe mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga neni 92 e 278/4 i K.Penal.