Rruga e Arbrit, Nuk duhet të tejkalohen proçedurat ligjore të prokurimit
Vendimi i fundit i qeverisë për dhënien e rrugës së Kombit kompanisë kineze me procedurë prokurimi më të thjeshtuar është kundërshtuar nga ekspertët e ekonomisë.Sipas Zef Preçit kjo skemë është e padrejtë dhe rrit mundësinë e korrupsionit. Sipas ministrisë së Transporteve një procedurë e tillë është kërkuar për të përshpejtuar kohën e nisjes së projektit për financimin e rrugës së Arbrit.Rreth 2 muaj më parë ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto bëri me dije se brenda muajit prill do të mbyllet kontrata me kompaninë kineze për financimin e rrugës së Arbrit.Por vetëm pak ditë më parë qeveria i është drejtuar parlamentit me një kërkesë për të ndjekur një proçedurë të veçantë për të shkurtuar kohën e nisjes së punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Një gjë e tillë nuk është mirpritur nga ekspertët e ekonomisë.Zef Preçi deklaron se qeveria duhet të ndjekë proçedurat ligjore të prokurimit në mënyrë që të shmanget çdo praktikë korruptive.Zef Preçi: Mendoj se qeveria duhet të sqarojë pozicionin e saj dhe të ndjekë procedurat e njohura ligjore sa i takon prokurorimit. Fjala është për të pasur element të konkurueshmërisë që mundësojnë angazhimin edhe të firmave shqiptare dhe të evitojnë praktikat korruptive”Sipas Preçit një proçedurë e tillë jep efekte edhe në rritjen e nivelit të borxhit publik.Aktualisht sipas ekspertit Shqipëria rendit vendi i katër në Europë me nivelin më të lartë të borxhit publikZef Preçi: Është e dëshirueshme të ndiqen hapat ligjorë duke pëfshirë dhe konsultimet me institucionet ndërkombëtare financiare”Anashkalimi i proçedurave thuhet në relacionin e projektligjit të dorëzuar në kuvend është bërë me qëllim mundësimin e realizimit në një kohë të shpejtë dhe në mënyrë të efektshme për negociimin dhe lidhjen e kontratës për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Rrugës së Arbrit, ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë kineze "China State Construction Company”\/Oranews.tv/