Sulmi në Tunizi, Presidenti: Monstrat s'mund të na frikësojnë

Presidenti i Tunizisë betohet se do të luftojë pa asnjë mëshirë terrorizmin, pas sulmit në muzeun Bardo në kryeqytetin Tunis, në të cilin humbën jetën 19 persona dhe mbi 40 të tjerë u plagosën. Beji Caid Essebsi tha se vendi i tij është në lutë me terrorin."Këto monstra në minorancë nuk mund të na frikësojnë. Ne do të rezistojmë dhe do t'i lutojmë pa asnjë mëshirë deri në fund. Demokracia do të fitojë," deklaroi ai.Kurse Kryeministri Habib Essid deklaroi se ky është një moment kritik i historisë së tunizisë, por edhe një moment përcaktues për të ardhmen e vendit.Në kohën e sulmit, deputetët ndodheshin në parlament duke disksutuar legjislacionin kundër terrorizmit, por u eavakuuan sapo u dëgjuan të shtënat.Pas ngjarjes, ligjvënësit tunisianë u mblodhën sërish në një seancë të jashtëzakonshme në orët e vona të natës. Shumë Tunizianë dolën në rrugët e kryeqytetit duke protestuar kundër sulmit, e duke ndezur qirinj jashtë muzeumit të tragjedisë."Sulmi është dënuar nga udheheqës botërorë të cilët kanë shprehur mbështetjen në luftën e tunizisë kundër terrorizmit.Këshilli i Sigurimit i OKB-së lëshoi një deklaratë duke thënë se asnjë veprim terrorist nuk mund të ndryshojë rrugën e Tunizisë drejt demokracisë.Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se SHBA do të "vazhdojë të qëndrojë me partnerët tunizianë kundër dhunës terroriste".Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini ofroi ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, dhe tha se BE do të "mbështesë plotësisht Tunizinë në luftën kundër terrorizmit".Mbështetja ka ardhur edhe nga zonja e parë Michel Obama, kryeminsitri i Autralisë Toni Abot , kryeministri i Japonisë etj.