Balla: Basha mbylli çerdhet që edukatoret të shkonin në protestë
Deputeti i PS, Taulant Balla ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha se me urdhër të tij janë mbyllur çerdhet, në mënyrë që edukatoret të shkonin në protestë.Po ashtu nga foltorja e Kuvendit Balla tha se Lulzim Basha nuk ka moral të kërkojë llogari, sepse vetë ai është një person që është i akuzuar për tre vepra; vrasje, vjedhje dhe tradhti kombëtare.Taulan Balla: Të enjten e kaluar, por edhe sot dua të ndaj me ju shqetësimin e shumë familjeve në tiranë që sot nuk i cuan fëmijët në çerdhe sepse janë mbyllur. Me urdhër të Lulzim Bashës edukatoret e çerdheve duhet të ishin sot në protestë. Ky ka qenë urdhëri i Lulit, identik si urdhrat e Saliut kur ishte në pushtet që çerdhet duhen mbyllur, kopshet dhe shkollat duhen mbyllur sepse nuk kemi me çfarë t’i mbushnim sheshet. Ja pse edhe Luli edhe Sali janë njësoj.Thashë pak më lart që janë dy njerëz që nuk kanë as moral as të drejtë të kërkojnë llogari. Basha është i akuzuar për vrasjen e 4 qytetarëve në boulevard 4 vite më parë. Basha është i akuzuar për vjedhje, ka vjedhur 230 milionë euro dhe Basha ëshrë i akuzuar për tradhti kombëtare, Meqë flasim për adresimin e personave me rekorde kriminale. Të më thotë dikush tjetër në Shqipëri që është i akuzuar për vrasje, vjedhje dhe tradhti kombëtare. I vetmi në Shqipëri është Lulzim Basha.