Ku dallohet ngatërrimi me manipulimin e votave? E tregon Gjinushi

Gjithmonë partitë e vogla kanë akuzuar partitë e mëdha se ditën e votimit kanë përfituar nga votat e elektoratit të tyre.I ftuar në Tonight Ilva Tare Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi,deklaroi se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të majtë, por as nuk përjashton krijimin e një poli të tretë në politikën shqiptare. Gjithashtu ai tregon dhe dallimin mes dy termave, manipulim dhe ngatërrim të votave.Skender Gjinushi: “Patjetër që jemi të hapur për të bashkëpunuar por prirjet janë më shumë për të bashkëpunuar me disa parti që janë më të ngjashme me partitë si ne e të mos ngatërrohemi te ai pirgu i madh ku padashje ngatërrohen dhe votatIlva Tare: Ngatërrohen apo manipulohenSkender Gjinushi: Quhet ngatërrim. Kur ja merr njëri tjetrit quhet manipulim, kur i merr brenda llojit quhet ngatërrim është si njerëzit e shtëpisë i japin për të ngrënë njëri tjetrit (qesh)sg/Oranews.tv/