Marrëveshja mbi çështjen bërthamore të Iranit afër fundit

Analistët besojnë se Irani dhe grupi 5 + 1 janë shumë afër marrëveshjes mbi çështjen bërthamore të Iranit, teksa  raundi i fundit i negociatave po mbahet në Lozanë të  Zvicrës.Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry dhe homologu i tij iranian Mohamad  Zarif zhvilluan një takim të shkurtër bilateral të mërkurën në Rivage Hotel, teksa edhe sekretari amerikan i Energjisë, Ernest Moniz dhe Ali Akbar Salehi, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, biseduan  gjithashtu mbi çështje teknike.Pas bisedimeve me SHBA, delegacioni iranian zhvilloi bisedime bilaterale me delegacionet kineze dhe ruse respektivisht. Por edhe vetë grupi 5 + 1 , në të cilin bëjnë pjesë  pesë anëtarë të  përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermania kanë mbajtur  një takim të brendshëm. Camelia Entekhabi-Fard, eksperte për çështjet iraniane, beson se Irani nuk do të largohet nga Zvicra duarbosh, duke shtuar se ky nuk do të jetë pakti final, pasi të gjithë e dinë se këtu po vendosen kornizat e marrëveshjes, thotë ajo. Kurse Kelsey Davenport, drejtoreshë në Shoqatën për Kontrollin e Armëve, tha se pavarësisht arritjes së një marrëveshje, ndryshime mund të priten në cdo kohë."Është e vërtetë se ata janë shumë afër arritjes së një marrëveshje, por, këto janë çështje shumë komplekse dhe një ndryshim në një pikë apo fushë, mund të sjellë automatikish ndryshime edhe në pika të tjera të marrëveshjes, në një farë mënyre një efekt domino, tha ajo.Perendimi kërkon që Irani të kufizojë proshimin e armëve bërthamore, duke e shpërblyer më pas me lehtësim të sankioneve.