Muzeu nëntokësor në Tiranë, shumë shpejt gati projekti i hapjes së bunkerëve antiatomikë

Kjo pjesë e Tiranës do të jetë e ndarë në dy projekte. Të gjitha hapësirat e ministrive të cilat ndodhen në krah të majtë të universitetit Politektik të Tiranës shumë shpejt do të kthehen në muze nëntoksor  për shkak se në të shkuarën kanë funksionuar si bunker antiatomikë.Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për territorin i kryeministri Rama Artan Shkreli.Artan Shkreli: Në pjesën që ndodhet majtas ne do kemi sheshe të shtruara me gurë. Natyrisht do të ketë dhe pemë dhe stola, por në përgjithësi nuk do të ketë hapësira të gjelbra, sepse e gjithë hapësira nën sheshet është e zënë nga një bunker antiatomik, i cili së shpejti do t’i hapet edhe ai qytetarëve.Shkreli sqaroi për Ora News së hapësirat e ministrive të cilat ndodhen në krah të djathtë të universitetit Politektik nuk kanë probleme me nëntokën ndaj hapësirat e gjelbërta aty do të jenë të shumta për kryqytetasit:Artan Shkreli: Në hapësirën midis ministrive të krahut të djathtë që do të thotë midis PS dhe ministrisë së Ekonomisë, këto hapësirë do t’i kthehen qytetarëve duke qenë hapësira të kombinuara midis shtrimeve me guurë dhe hapësirave të gjelbra ku dominon hapësira e gjelbër, sepse ne aty nuk kemi probleme me tokën.Por për Arkitektin Artan Shkreli e rëndësishme është që trajtimi arkitekturor do të jetë i njëjtë për të dyja anët por diferëncën e bën sasia e gjelbërimit.Artan Shkreli: Këto do të jenë të ngjashme përsa i përket trajtimit arkitektuaror, por të diferencuara përsa i përket gjelbërimit. Nga njëra anë do të jenë më tepër parqe, nga ana tjetër do të jenë më tepër sheshe.