“Çështja Doshi”, Lu takon Berishën: Duhet zgjidhur nga vetë shqiptarët
Në një kohë kur opozita ka kërkuar hetim ndërkombëtar për atë që tashmë është pagëzuar si çështja Tom Doshi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e konsiderojnë atë një çështje që duhet të zgjidhet nga vetë shqiptarët.Qëndrimin e SHBA e ka përcjellë në Tiranë ambasadori Donald Lu gjatë një takimi me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Në një njoftim të Ambasadës së SHBA për takimin thuhet se:“Ambasadori Lu theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin ndonjë hetim të këtyre pretendimeve por në vend të kësaj, të ketë një hetim tërësor dhe të pavarur të pretendimeve nga Prokurori i Përgjithshëm”.Por për ish-kryeministrin Sali Berisha hetimi ndërkombëtar i ështjes është jetik për paqen dhe stabilitetin e vendit.Hetimi i cili sipas njoftimit të shpërndarë për shtyp, Berisha citohet të ketë thënë se nuk mund të bëhet pa të akuzuarin kryesor në postin e dytë të shtetit.Ai theksoi se "Dosja Frroku" është dëshmi tjeter e lidhjeve të qeveritarëve më të lartë me krimin dhe mbajtjen e Frrokut gjashtë muaj peng nëpërmjet saj.Zoti.Berisha vlerësoi se hetimi i plotë, i pavarur e me ekspertë ndërkombëtare është jetik për paqen dhe stabilitetin e vendit.Ky hetim, theksoi ai, nuk mund të bëhet me të akuzuarin kryesor në postin e dytë të shtetit.Gjatë takimit Berisha-Lu një temë e rëndësishme e bisedës ka qenë edhe proçesi i dekriminalizimit dhe zhvillime të tjera aktuale në politikën shqiptare.