Shkodër, shitësja mbyll grabitësin brenda në argjendari

Një tjetër argjendari në qytetin e Shkodres ka qënë paraditen e kësaj të enjte, 19 mars 2015 "pre" e grabitësve.Dy të rinj të maskuar dhe me një armë të ftohtë thikë kanë hyrë në një prej argjendarive në lagjen "Rus" duke tentuar ta grabisin këtë të fundit, por duket se "fati" nuk ka qënë me ta.Teksa kanë kërcënuar përmes armës së ftohtë shitësen e argjendarisë, duke i kërkuar një sasi ari dhe paratë që gjendeshin në arkë, kanë hasur në rezistencën e kësaj të fundit.Në momentin që njëri prej të rinjve i ka vendosur thikën në qafë duke e kërcënuar, ajo ka arritur ta shtyjë duke e goditur me karrige.I riu tjetër që kishte marrë një sasi zinxhirësh, ka tentuar të largohet, por shitësja ka vrapuar jashtë argjendarisë duke tentuar t'i mbyllë brenda.Menjëherë ajo ka lajmëruar policinë, ku kjo e fundit përmes patrullës më të afërt ka ndërhyrë duke kapur në ikje njërin prej të rinjve, ndërsa tjetri është gjetur brenda argjendarisë.Personazhe të kësaj ngjarjeje janë të rinjtë nga Shkodra Ardit Kola dhe Edmond Ulka, të cilët po merren në pyetje në komisariatin e Shkodres për ngjarjen në fjalë.[caption id="attachment_481099" align="alignnone" width="640"]argjendari shkdoer 2 Në foto: Argjendaria që ra pre e grabitësve, Shkodër[/caption][caption id="attachment_481100" align="alignnone" width="640"]argjendari shkoder 1 Në foto: Argjendaria që ra pre e grabitësve, Shkodër[/caption][caption id="attachment_481097" align="alignnone" width="640"]argjendari shkoder Në foto: Argjendaria që ra pre e grabitësve, Shkodër[/caption]/Oranews.tv/