Koncert gjigand në Moskë, në përvjetorin e aneksimit të Krimesë

Mijëra persona mbushën Sheshin e Kuq në qendër të Moskës për të festuar përvjetorin e parë të aneksimit të Krimesë nga Rusia. Turma e entuziasmuar valviste flamujt rusë duke brohoritur lavdi Rusisë, ndërsa festa vijoi me performancat e këngëtarëve më të mirë Rusë.Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim në koncertin e organizuar brenda mureve të Kremlinit, duke e konsideruar marrjen e Krimesë nga Ukraina thjesht si një ribashkim. Koncerti i Moskës, në të cilin morën pjesë rreth 110 mijë persona, shënoi kulmin e një jave të mbushur me festa mbarëkombëtare në kuadër të përvjetorit të aneksimit."Nuk mund të mungonim në këto celebrime. Është me të vërtetë një festë për ne, për mua, për familjen time dhe për të gjtihë njerëzit që njoh, përfshirë të afërmit dhe të gjithë banorët e Krimesë. Është festa e ne të gjithëve, thotë Viktoriya Dyuzheva, një banore nga Krimea, e cila ka ardhur në moskë pikërisht me rastin e festës."Sot nuk jemi vetëm, jemi këtu si një familje e madhe. Asgjë nuk mund të na ndajë. Të gjitha ata që duan e mbështesin Rusinë dhe Krimean janë një familje e madhe, sepse Krimea është djepi i qytetërimit rus. Jemi vërtetë të lumtur, thotë Marina Slobotskaya, një tjetër banore e Krimeas.Më 16 mars, 2014, Krimea mbajti një referendum ku të gjithë banorët votuan nëse duan të qëndrojnë në Ukrainë, apo duan ti bashkohen Rusisë. Rezultati tregoi mbështetje dërrmuese për alternativën e dytë, me të paktën 95 për qind, duke vulosur kështu bashkimin e Krimesë me Rusinë.