Shtyhet ekzekutimi i dy australianëve të dënuar në Indonezi

Dy australianët e dënuar me vdekje për trafik droge në Indonezi nuk do të ekzekutohen këtë muaj, pas shtyrjes së apelit të tyre ndaj refuzimit të kërkesës për falje nga presidenti. Ishte gjykatësi Ujang Abdullah, i cili tha se seanca e sotme është shtyrë për të rifilluar më 25 mars 2015.Australianët Myuran Sukumaran dhe Andrew Chan tashmë janë transferuar në burgun e sigurisë së lartë në  ishullin Nusakambangan, në të cilin autoritetet indoneziane thanë se do të kryhen edhe ekzekutimet e dy shtetasve autralianë së bashku me 8 të dënuar të tjerë.Jakarta zyrtare tha se ekzekutimet e të denuarve nga Autralia, Franca, Brazili, Filipinet, Gana, Nigeria dhe Indonezia do të kryhen në grup me pushatim. Sukumaran dhe Chan u arrestuan në 2005 gjatë tentativës së trafikimit të tetë kilogramë drogë nga Indonezia drejt Autralisë.Avokati i tyre do të paraqesë më shumë prova në seancën e 25 marsit, kurse  argumentet përfundimtare pritet të dëgjohen më 1 prill. Vendimi përfundimatar pritet fill pas kësaj. Indonezia ka dënime të ashpra për trafikimin e drogës dhe ekzekutimet i rinisi  në vitin 2013 pas një pauze pesë-vjeçare.Në janar të këtij u ekzekutuan 6 të dënuar për drogë, ku pesë ishin të huaj, duke shënuar ekzekutimet e para me vdekje që kur Presidenti Widodo mori detyrën në muajin tetor.