Pas fjalës në Parlament deputetët e opozitës dalin në protestë: "Meta ik"
Moti nuk ishte në favor të protestuesve, por kjo nuk i pengoi demokratët të nisinin protestë në orën 9.30 minuta dhe të qëndronin deri në orën 11:00.Efektivët e policisë nisën punë heret, ndaluan qarkullimin dhe vendosën kordon sigurie nga hyrja e Parlamentit deri në sheshin "Partizani i Panjohur".Fillimisht turma ishte e vështirë për tu menaxhuar, protestuesit ishin efuroik dhe u afruan vrullshëm në kordonin e policisë. Një grup të rinjësh, qendruan para efektivëvë per të qetësuar situatën. Protesta me pas vijoj e qetë.Deputet e PD kaluan ne oborrin e parlamentit duke u ndalur tek protestuesit për ti përshendetur.Edi Paloka: Ai që është i akuzuari drejpërdrejt, largimin e të cilit ne kërkojmë sot. Largimin e të cilit e kërkon e gjithë Shqipëria, është këtu apo nuk është këtu edhe sot ai nuk është në parlamentMë pas ata iu drejtuan sallës së Kuvendit. Ndryshe nga sa pritej demokratët nuk zabtuan foltoren por qëndrimin e mbajti nënkyrtari i grupit paralmentar Eduart Halimi, i cili akuzoi mazhorancën se ka nënshkuar kontratë më krimin.Eduard Halimi: Erdhën deri këtu, sepse këta këtu prapa e kishin parashikuar në zgjedhjet e fundit të bënin marrëveshje me krimin, me njerëz të krimit, me mendimin se potenciali i krimit do t'i sillte një fitore politike. Kontrata ishte e qarte, ju më ndihmoni me potencialin tuaj ne zgjedhje, nesër ju ndihmoj unë në qeveri. Kjo kontratë me krimin eshte kontrata me e keqe.Akuzave të deputetit Halimi, nuk ju përgjigj asnjë nga zyrtarët e mazhorancës por minuta më pas erdhën batutat thumbuese të Taulant Ballës.Taulant Balla: Sot protesta mbaroi pa filluar, madje sot protestuesi Sali, duke parë që ishin vetëm drejtorë të bashkisë Tiranë, punonjësit e çerdheve të Tiranës dhe ish-drejtorët e shkarkuar për korrupsion, nuk denjoi as ti takonte por ndoti shkallët e Parlamentit.Në kushtet kur hyrja kryesore ishte bllokuar nga protesta, deputetët dhe ministrat shfrytëzuan hyrjen dytësore për të marrë pjesë në seancë. Ndërsa protestuesit do të përshëndeteshin sërish pas 20 minutave kur deputet e opozitës braktisën mbeldhjen.Edmond Spaho: Ilir Meta duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka asnjë alternativë tjetërArben Ristani: Këtë herë ai do të japë patjetër dorëheqjen dhe ne do t’i shkojmë deri në fund punës për dekriminalizimin e Kuvendit dhe të gjithë administratës shtetërore.Në protestës ishin të moshuar, gra, dhe fëmijë.Në fund ish kryeministri Berisha dhe deputet të opozitës qëndruan përpara protestuesve. Këtë herë zgjodhën të mos mbajnë fjalime.Në orën 11.00 deputet e PD përshendeten me manifesuesit dhe largohen nga ambajtet përpara paralmentit. Disa minuta më vonë u larguan edhe efektivët e policisë. Ora 10:32 Opozita largohet nga Parlamenti, i bashkohet protestuesvePas fjalës së deputetit Eduard Halimi, të gjithë deputetet e PD u larguan nga punimet e kuvendit për t;ju bashkuar qytetarëve të cilët protestojnë për largimin e kryeparlamentarit Ilir Meta.
Ora 10:20 Eduard Halimi: Qytetarët në protestë, Meta fshihetEduard Halimi: Javën e kaluar Ilir Meta e mbylli Parlamentin për 12 minuta nga frika se do përballej me qytetarët që ishin mbledhur për të kërkuar dekriminalzimin e kuvendit, largimin e kreut të kuvendit. Sot kryetari në ikje i është fshehur sërish qytetarëve, me idenë se do i shmanget opozitës.Dje zyrtari gjerman tha se Meta duhet të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje.Një javë më parë qytetarët u ngritën kundër dhunës shtetërore me akuza e larje hesapesh politike. Shumë prej tyre kanë ardhur sërish për të kërkuar dorëheqjen e Metës sepse nuk mund të jetojnë me krimin që ka arritur deri në piramidën e majës shtetërore. Meta bashkë me Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm janë përfshirë në një krim, që përpiqen ta fshehin.
Ora 10:15 Nis seanca parlamentare, Drejtuesi i seancës Vangjel Dule prezanton rendin e ditësNë mungesë të kryeparlamentarit Ilir Meta seanca ka nisur me drejtimin e nënkryetarit Vangjel Dule. Ndërsa deputetet e PD ndodheshin në seancë, protestuesit ndodheshin jashtë Parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e Ilir Metës.
Ora 10: 00 Paloka para protestuesve: Na prisni se do kthehemiPërpara fillimit të seancës kreu i grupit parlamentar Edi Paloka tha para protestuesve se do te kthehen ne proteste sërish pasi të mbajnë një fjalim në Parlament.“Ne i kemi kërkuar Ilit Metës një gjë më të thjeshtë, më minimalen, që jepë dorëheqjen dhe të dalë para drejtësisë. Ka dy javë që praktikisht ky parlament nuk funksionin, një javë më parë përballë forcës së qytetarëve ata e mbyllën parlamentit për 12 minuta, edhe sot ai nuk është në Parlament, por ne kërkojmë që ai të ikë të japë dorëheqjen. Do ikim në Parlament, do të mbajmë një fjalë aty dhe do të kthehemi shumë shpejt, prisni. Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ky shtet të marrë të ardhmen e fëmijëve tanë, ju faleminderit do të kthehemi shumë shpejt”,Ora 09: 45 Gazetarja Manjola Hasa na njofton se kordoni i policisë është i vendosur nga Parlamenti deri në Sheshin "Partizani i Panjohur".Ndryshe nga java e kaluar kjo protestë do të zhvillohet pa një fjalim nga ana e kreut të opozitës, pasi Lulzim Basha sot do të jetë në Bruksel. Ndërsa Ilir Meta prej dy ditësh nuk ndodhet në Shqipëri pasi po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër.Protestat për largimin e kryeparlamentarit vijnë pas akuzave të Tom Doshit se Meta ka paguar për vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi.Këto protesta nisën të enjten e kaluar dhe kanë vazhduar gjatë gjithë javës dy herë në ditë, paraditë dhe pasdite përpara Kryesisë së Kuvendit.Në një dalje për mediat një ditë më parë Edi Paloka tha se Rama dhe Tahiri po u bëjnë presion dëshmitarëve kyç për të fshehur të vërtetën.
