Shkodër, 18 vjet burg për shoferin e kamionit, aksidentoi për vdekje 5 të rinj

Prokuroria e Shkodrës kërkon dënimin me 18 vjet burgim për shtetasin Prend Ndreca, i akuzuar për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e 5 personave, ngjarje e ndodhur në 22 Tetor 2013 në aksin rrugor Shkodër Lezhë.Nga përplasja e kamioni me mjetin tip BMW mbetën viktima të rinjtë Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari.Si ka ndodhur ngjarja:Sipas Prokurorisë në bazë të hetimit, rezulton se në datën 22.10.2013 rreth orës 01.10  është njoftuar salla operative se në vendin e quajtur Kryebushat dhe konkretisht  në rrugën  nacionale Shkodër-Lezhë  ka ndodhur një aksident automobilistik.Automjeti kamion « Man » me targa PU 1463 A, drejtuar nga  Prend Ndreca me drejtim lëvizje KryeBushat- Tiranë është përplasur me automjetin BMW me targa SH 1818 E, me drejtim lëvizje Tiranë-Shkodër drejtuar nga shtetasi Osman Meraja.Si pasojë kanë vdekur shtetasit Osman Meraja, Rael Duli, Xheni Anamali, Orlend Mreca dhe Ledio Pinari, të cilët udhëtonin në mjetin BMW.