Partitë e vogla në "Tonight Ilva Tare", Gjinushi e Ndoka: Drejt një poli të tretë

Në prag të zgjedhjeve vendore, partitë e vogla  kanë nisur negociatat për krijimin e një poli të tretë në politikën shqiptare.Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, deklaroi në "Tonight Ilva Tare" se mes aleatëve të vegjël po diskutohen të gjitha opsionet.Gjinushi deklaroi se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të majtë, por as nuk përjashton krijimin e një poli të tretë në politikën shqiptare.Skënder Gjinushi: Është i hapur opsioni për grupime të qendrës, prandaj këtu ka hapësirë, pastaj ka hapësirë edhe për shkak të pakënaqësive.Ilva Tare: Do bëhët një poli i tretë apo jo, me disa parti?Skënder Gjinushi: Me 99% do të ketë forca që do hynë jashtë kampeve të mëdhaja.Për kryetarin  e PDK-së, Nard Ndoka, partitë e vogla dalin të fituara  nëse garojnë së bashku, ndërsa vetë ka nisur negociata me përfaqësues të dy partive të mëdha në vend.Nard Ndoka: Unë takoj cdo politikan që zhvillon aktivitetin e vet në Shqipëri. Nuk është e ndaluar të takosh edhe Kryeministin edhe zv/Kryeministrin, edhe kryetarin e Parlamentit. Kjo është axhenda jonë politike. Por negociata me PS për zgjedhjet lokale nuk ka. Në politikë ndryshon cdo gjëIlva Tare: Po po, ju e keni provuar këtëNard Ndoka: Interesat elektoral, interesat pragmatiste të një force politike, kur nuk e gjen veten në një koalicion tjetër tenton. Por sot Partia Demokrastiane është e vendosur edhe me vendim e saj politik.I pa kënaqur me opozitën është edhe  kryetari i Partisë për  Zhvillimin Kombëtar, Dashamir  Shehi, por nuk do të braktisë koalicionin e djathatë.Dashamir Shehi: Unë them që edhe opozita do vijë, do reflektoje edhe zoti Basha. Pas protestës së nesërmes do të kërkojmë forma, artikulime të tjera të protestës tonë politike sepse kështu nuk shkon shumë gjatë. Do t’i kërkoja ndërkombëtarëve që ato lista horrash shqiptarë që i mbajnë nëpër dokumentat e interpolit ti bëjnë publike.Për kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, e vërteta e kriminalizimit të poltikës  është krejt ndryshe sa  diskutohet.Skënder Gjinushi: Krimi më i madh është në politikanët që kanë abuzuar dhe që janë me fakte konkrete. 21 janari, quhesh i inkriminuar po je i dyshuar? Gërdeci, quhesh i inkriminuar? Vjedhja e votës, quhesh i inkriminuar? Privatizimet e paligjshme, quhesh i inkriminuar? Kurse këtu del që politikanët ska rëndësi ku janë implikuar këta vazhdojnë, po pastrojnë të tjerët. Pra koj është një dymnajë për të kaluar topin te tjetri dhe për të shprehur të vërtetën e madhe, që nuk janë të fortët që kanë inkriminuar politikën, por është politika që ka krijuar të fortët.19 janë deputetët e inkriminuar të parlamentit, sipas Nard Ndokës.Skënder Gjinushi: Sa kë në kuvend të dënuarNard Ndokës: 19Ilva Tare: Nuk i morëm vesh emrat e këtyre 19 po….Ndërsa për skënder gjinushin e gjithë procesi është parodi e radhës e  politikës shqiptare.Skënder Gjinushi: Kërkojnë dekriminalizim ata që kriminalizuan politikën dhe shoqërinë shqiptare. Sepse këtë nuk e kanë kriminalizuar disa individë të fortë apo të dobët, ata janë një ndër pasojat, por ata që e kanë pasur peshën politike në përcaktimin e zgjedhjeve, rezultatin e zgjedhjeve dhe në luftimin e korrupsionit, pra që në shtrim kjo është një parodi.