Europa League, sonte luhen shanset e fundit për të kaluar në raundin e 1/8-ve
Pas emocioneve të Chempions Ligës, mbrëmja e sotme do të jetë e mbushur me të tjera emocione që vijnë nga kompeticionet Europiane për skuadra dhe konkretisht nga Europa Ligë.Pas takimeve të para për fazën e 1/16, në kompeticionin e dytë për nga rëndësia për klube, skuadrat pjesmarrëse në këtë kompeticion do të luajnë fatet e tyre për të përcaktuar përfundimisht se kush do të kalojë në raundin e 1/8.Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni, Atletiko Madrid, do të kenë një detyrë të vështirë sonte ndaj Rusëve të Rubin Kazan. Kryeqytetasit spanjollë do të kërkojnë që të përmbysin rezultatin e takimit të parë ku kanë humbur në shtëpi me shifrat 2-0, me qëllim vetëm për të mos u shkurorëzuar kaq shpejt nga petku i kampionit.Përveç këtij dueli, mbrëmja e Europa Ligës, do të jetë e mbushur edhe me të tjera përballje interesante, ku bien në sy sfidat mes Liverpul - Zenit, Benfika-Leverkusen dhe Lion-Totenham, të gjitha këto ndeshje që ja vlen të shikohen, pasi spektakli dhe golat nuk do të mungojnë.Një tjetër përballje e rëndësishme është edhe ajo mes Lacios dhe Mynshengladbah, ku do të kemi edhe një duel mes lojtarve shqiptarë si Lorik Cana dhe Xhaka. Ky i fundit edhe pse luan për Zvicrën është me origjinë Kosovare. Derbi i parë mes shqiptarve ka përfundur në barazim 3-3 ndërsa sonte do të shohim se cili do të jetë triumfues. Ndërsa lojtari tjetër i kombëtares tonë që merrë pjesë në këtë kompeticion me skuadrën e Spartës së Pragës, është sulmuesi shkodran, Bekim Bala. Ky i fundit do të ketë një përballje kundër një superskuadre siç janë Londinezët e Chelsit. Këta të fundit kanë fituar ndeshjen e parë në transfertë, ndërsa sonte do ta kenë më të lehtë në shtëpinë e tyre.Në mbrëmjen e sotme, Europa Ligë do të nisë me takimet e orës 18:00, ku Rubin Kazan do të presë në shtëpi Atletiko Madridin ndërsa do të vazhdojë më pas me takimet e orës 19:00 që vijojnë si më poshtë:Lacio - Borusia MynshengladbahDnipro - BazelLion - TotenhamKluzh - InterMetalis Kharkiv - NjukasellGenk ShtutgartNdërsa në orën 21:00 do të luhen këto takime:Steaua e Bukureshtit - AjaksHanover - AnzhiÇelsi - Sparta e PragësViktoria Pilzen - NapoliBordo - Dinamo KievFenerbahçe - Bate BorisovBenfika - Bajer LeverkusenOlimpiakos - LevanteLiverpul - Zenit