Inter ndaj Kluzhë nuk rezervon asnjë titullarë

Rezultatet e fundit të këqija të Interit, kanë bërë që pozitat e trajnerit Andrea Stramaccioni, të jenë gjithmonë e më të lëkundura. Në këto kushte edhe pse ka fituar ndeshjen e parë në “San Siro”, një eliminim i mundshëm nga Europa League mund të sjellë largimin e 36-vjeçarit nga drejtimi i zikaltërve dhe për të mos rrezikuar shkarkimin, njëkohësisht për të mos humbur një prej objektivave të sezonit, Interi nuk do t'i rezervojë pushim të gjithë titullarëve në transfertën e Rumanisë.Tre herë kampionët e Europës, pas fitores 2-0 në "San Siro" ndaj Cluj dhe me derbin e Milanos në program për t'u zhvilluar të Dielën, besohej se do të luanin vetëm me rezerva në Rumani.Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë. Në sulm, dyshja titullare Palacio-Kassano do të jetë e detyruar të luaj, edhe sepse mungojnë alternativat e tjera për t'i zëvendësuar.Në mesfushë do të duket se do të ketë titullarë të tjerë, si Guarin e Kovaçiç. Mungesa e Samuel në mbrojtje do të detyrojë njërin midis Ranocchias e Huan Hezus që të aktivizohet, ndërsa në portë, alternativa e vetme është Handanoviç, pasi portieri i dytë i Interit, Kastelaci është i dëmtuar, ndërsa portieri i tretë Carrizo, i mbërritur në Janar, nuk është regjistruar në listën e UEFA-s. Tekniku Stramçioni i ndodhur në një pozitë të vështirë, nuk dëshiron të shënojë një tjetër zhgënjim të radhës për të rrezikuar seriozishtë vendin në pankinën e Interit. Ndeshja ndaj Kluzhë shihet shumë e rëndësishme për zikaltrit, pasi tekniku Stramaçioni i detyruar edhe nga mungesat, nuk do të kursejë asnjë nga titullarët edhe pse derbi kundër Milan është shumë afër.