Katalansit Roura dhe Pike: Në "Kamp Nou" do të arrijmë kualifikimin
Stafi teknik i skuadrës së Barcelonës me në krye teknikun e përkohshëm Roura, edhe pse ka humbur ndaj Milanit në takimin e pare, përsëri beson se kualifikimi për në raundin tjetër, është mëse i mundur."Asgjë nuk ka përfunduar. Në mbetemi në garë për tu kualifikuar pasi ndeshjen e ardhshme do ta luajmë në shtëpi. Kemi humbur një ndeshje të cilën e kemi dominuar për pjesën më të madhe dhe kjo më shqetëson. Ajo që nuk arritëm të bënim në këtë takim ishte konkretizimi. Milan u tregua cinik në mbrojtje dhe shfrytëzoi mjaft mirë rastet e krijuara. Në “Kamp Nou”, duhet të rrezikojmë më shumë dhe unë besojë se do t'ia dalim të kualifikohemi edhe pse rezultati 2-0 është një rezultat i vështirë për tu rikuperuar" përfundoi tekniku që ka zënë përkohësisht vendin e Vilanovës në drejtimin e katalanasve.Ndërsa mbrojtësi Xherard Pike, mendon se nuk duhet ta përdorim momentin e prekjes me dorë te goli i parë i Milanit si justifikim për humbjen. "Ishte një paraqitje e dobët e jona. Nuk treguam forcën e vërtetë të skuadrës dhe pësuam një humbje zhgënjyese. Nuk duhet të gjejmë justifikime për këtë disfatë. Arbitrat edhe gabojnë ndonjëherë", tha mbrojtësi spanjoll.Ndërsa më tej shtatlarti i mbrojtjes së Katalanasve shtoi se: "Ne jemi Barcelona dhe duhet ta përmbysim këtë rezultat. Asgjë nuk është e pamundur. Edhe pse është mjaft e vështirë, duke qenë se Milani është një skuadër e fortë, duhet të shfrytëzojmë maksimalisht faktin që luajmë para tifozëve tanë", përfundoi Pike.