Levandowski i thotë jo Juventusit: Kam një marrveshje me Bayern Munchen

Nuk do të jetë Robert Levandowski sulmuesi i ardhshëm i Juventus. Sipas asaj që raporton portali italian "Kalçiomerkato", sulmuesi polak i Borussia Dortmund i ka thënë jo Drejtorit të Përgjithshëm të bardhezinjve, Beppe Marrota, pasi bomberi ka tashmë një akord me Bayern Munchen, i cili pritet të zyrtarizohet në javët në vijim. Duke marrë këtë përgjigje nga sulmuesi që mbron aktualisht ngjyrat e verdhezinjve të Borusia Dortmund, drejtuesit bardhezi, janë vënë në kërkim të një tjetër lojtari që mund të mbyllë hapsirat boshe që Juventusi ka në repartin e avancuar.Luis Nani, është një nga lojtarët që ka përfundur në objektivat e torinezve. Portugezi, kontrata e të cilit me Manchester United skadon në vitin 2014, nuk ka marrëdhënie të mira me Fergusonin dhe ka kërkuar transferimin te Juventus. Ky i fundit dëshiron që sezonin e ardhshëm të bëhet pjesë e bardhezinjve ndërsa pritet që diskutimet e nisura të arrijnë në përfundime konkrete. Në rast se nuk realizohet edhe kjo alternativë atëherë bardhezinjtë janë të gatshëm ti rikthehen përsëri pistës së sulmuesit uruguajan, Luis Suares. Bomberi i Liverpulit është kthyer një nga lojtarët kryesorë të "Redsave", por situata e vështirë që po kalon kjo skuadër në kampionatin anglez mund të jetë shkaku kryesor që uruguaiani ti jap lamtumirën Premier Ligës.Nëse Juventus kërkon Luis Suarez, nuk duhet vetëm të bindë Liverpulin për ti shkëputur një nga lojtarët më të mirë të skuadrës por edhe të mposhtë konkurrencën e Interit. Zikaltrit, jo vetëm që duan sulmuesin uruguajan por edhe janë në avantazh. Klubi i Massimo Morattit, ka një kanal të hapur me klubin anglez pas shitjes së Coutinhos, në Janar, për shumën e 12 milionë Eurove. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", " Redsat" nuk e kanë likujduar plotësisht Interin.Ndaj dhe zikaltrit mund të kërkojnë kartonin e Suarez në mënyrë që borxhet mes klubeve të mbyllen.