Madrilenët nxjerrin në shitje mesfushorin Di Maria
Drejtuesit e Real Madridit po kërkojnë një blerës për kartonin e argjentinasit Angel Di Maria.Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, thuhet se Madrilenët ua kanë ofruar lojtarin skuadrës së Manchester United dhe asaj të PSG. Tani pritet përgjigja e këtyre të fundit nëse me të vërtetë kanë nevojë për një lojtarë të tillë në skuadër.Përveç një kalimi të mundshëm në Angli apo edhe në Francë, një alternativë e mundshme që argjentinasi të vazhdojë karrierën është edhe kampionati Italian. Skuadra e Interit është një nga ekipet pretendente për të marrë shërbimet e Di Marias në fund të sezonit.Morati ka shprehur prej kohësh dëshirën për ta patur në skuadër ndërsa në merkaton e verës, pritet që Di Maria të shkëpusë përfundimisht marrdhëniet me Madrilenët.