Tekniku Alegri: Kishim mundësi ta siguronim fitoren që në "San Siro"
Fitorja 2-0 e Milanit ndaj Barcelonës, ka lumturuar në masimum trajnerin kuqezi, Masimiliano Alegrin, i cili mendon se ky sukses është mëse i merituar dhe ka ardhur falë impenjimit maksimal të lojtarve në stërvitje dhe në fushën e lojës."Fitorja është e merituar dhe është e të gjithëve. Kemi bërë një ndeshje të madhe në çdo aspekt. Ishim mirë në mbrojtje dhe po aq të mirë edhe në veprimet sulmuese. Ja dolëm të neutralizonim veprimet e Messit që është edhe arma më e fortë e Katalanasve. Duhej të kishim shënuar golin e tretë. Ky rezultat nuk është i mjaftueshëm për të kaluar turin, ndaj në Barcelonë duhet të shkojmë me të njëjtin përqëndrim".Ndërsa në lidhje me lojën e zhvilluar, numri 1 i pankinës kuqezi tha se: "Në pjesën e parë krijuam raste por gabuam në pasimin e fundit, ndërsa në pjesën e dytë ishim shumë më mirë. Jam i lumtur, ishte një mbrëmje e shkëlqyer sepse Barcelona nuk gjuajti asnjëherë në portë. Tani kemi tre ditë pushim për të karikuar bateritë për derbin, një tjetër ndeshje e vështirë", tha Alegri pas fitores ndaj Barcelonës.Vlerësimet për trajnerin siçilian kanë ardhur edhe nga administratori i klubit, Adriano Galiani."U paraqitëm shumë mirë dhe dua të them se kjo fitore është padyshim një meritë e teknikut Alegri, që kishte organizuar çdo gjë në mënyrë përfekte. Jam i lumtur që kemi një trajner të tillë që arrinë të ndalojë skuadrën më të mirë në botë dhe lojtarin e shekullit, Lionel Mesin. Këtë herë kemi bërë ndeshjen perfekte dhe përgëzimet shkojnë për të gjithë lojtarët dhe trajnerin Alegri", tha Galiani i cili dukej i entuzizmuar pas fitore ndaj katalanasve.