Ambrozini dhe Muntari në 1 mendje: "Çelsi i suksesit është tekniku Alegri"

Suksesin e mbrëmjes së djeshme ndaj një kundërshtari pretendent kryesorë për të fituar Chempions Ligën, e kanë komentuar si kapiteni Ambrozini ashtu edhe shënuesi i golit të "nokaoutit", Muntari. Të dy këta lojtarë, ja kanë atribuar këtë fitore trajnerit të tyre i cili e kishte studiuar mirë kundërshtarin, pasi udhëzimet e tij rezultuan vendimtare në fitoren e takimit.Kapiteni i kuqezinjve në një formë perfekte tha pas ndeshjes se "Ishte një ndeshje e madhe dhe duhet ta shijojmë këtë mbrëmje. Kemi bërë gjithçka shkëlqyeshëm. Barcelona luajti më shumë me topin, por taktika që zgjodhëm ishte e vetmja mënyrë për t'i mundur. Ia dedikoj këtë fitore të gjithë ekipit dhe në veçanti Alegrit, pasi e meriton. Gjithsesi, nuk duhet të festojmë para kohe, pasi na pret edhe ndeshja e kthimit", deklaroi Ambrozini. "Na lejohet që sot të mos mendojmë për asgjë tjetër, por duke filluar që nesër do fokusohemi te ndeshja ndaj Interit. Duam fitore edhe në derbi".Ndërsa ganezi që shënoi golin e dytë të takimit u shpreh pas ndeshjes se Alegri na tregoi çelsin se si mundë të fitonim ndaj Barcelonës. "Alegri na ka treguar gjatë këtyre ditëve se si duhet të luajmë, duke na dhënë detyra specifike në stërvitje. Ne u treguam perfektë në zbatimin e skemave të tij dhe ia dolëm mbanë të fitojmë. Jam shumë i lumtur gjithashtu që shënova gol. Kjo do të mbetet një  mbrëmje e paharrueshme", deklaroi Muntari. Sa i përket markimit të Mesit, ai shtoi se: "Leo është i jashtëzakonshëm, por kur nuk i jep hapësira, nuk ka se çfarë të bëjë. Tani duhet ta çojmë deri në fund misionin tonë, duhet të kualifikohemi" përfundoi mesfushori Ganez.