Terim dhe tekniku i Shalkes: Në Gjermani vendoset kush do kualifikohet

Fatih Terim, ka pranuar se Gallatasarai pësoi një goditje shumë të rëndë kur Shalke barazoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë, në ndeshjen e Ligës së Kampioneve që përfundoi me rezultatin 1-1. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, ndonëse tani gjermanët kanë një avantazh minimal fal golit në fushën kundërshtare."Kemi krijuar dy mundësi të mira për të çuar ndeshjen në 2-0, por barazimi para pushimit të ndeshjes dëmtoi moralin tonë. Ishim në avantazh fal një goli fantastik, por më pas kemi bërë gabime të mëdha. Nuk ishim në maksimum dhe e dimë që në Gjermani nuk do të kemi asnjë justifikim", tha Terim pas ndeshjes.Ndonëse Didier Drogba u kthye përsëri në Ligën e Kampioneve me një paraqitje shumë të mirë, heroi i skuadrës turke vazhdon të jetë, Burak Jilmaz, i cili në këtë edicion të Ligës së Kampioneve ka shënuar 7 herë. "Unë jam shumë i kënaqur me formën e Burak, ai vazhdon të punojë shumë dhe kërkon të përmirësohet", tha trajneri turk për autorin e golit spektakolar që kaloi në avantazh ekipin e tij në sfidën e mbrëmshme.Ndërsa në kampin tjetër, trajneri i skuadrës së Shalke 04, i cili debutoi në Chempions me një rezultat tha: Ishte një debutim ëndërrash. Përgëzoj lojtarët për dëshirën që treguan për të marrë një rezultat pozitiv. ky është një rezultat fantastik që na lejon të luajmë shanset tona për tu kualifikuar në ndeshjen e kthimit të cilën do ta zhvillojmë përballë tifozërisë së zjarrtë vendase. Këta të fundit do të jenë arma kryesore që ne të kalojmë me sukses në fazën tjetër, pasi shanset janë në favorin tonë" perfundoi tekniku i skuadrës Gjermane me vetbesimin se ekipi i tij do ta ketë më të lehtë në shtëpi për të siguruar fitoren.