Schalke surprizon Galatasarain, i merr barazimin në Stamboll
Ndeshja e tjetër e mbrëmjes së magjishme në Chempions Ligë, ka dhuruar një tjetër rezultat surprizë. Gjermanët e Shalke 04, kanë arritur të marrin një barazim shumë të vlefshëm, 1-1 në fushën e Gallatasarajit, duke qenë tashmë një hap para në luftën për kualifikimin në çerekfinale..Në ndeshjen e luajtur në Stamboll, ku pritej një fitore bindëse e vendasve, kanë qenë miqtë ata që kanë surprizuar. Të besuarit e teknikut Terim e nisën takimin vrullshëm duke rrezikuar menjëherë portën e kundërshtarit. Sulmuesi Burak Jilmaz i jep shumë shpejtë avantazhin skuadrës së tij. Në minutën e 12-të, bomberi Turk gjen rrugën e rrjetës, pas një veprimi individual spektakolar duke i dhënë skuadrës avantazhin.Më pas, është Altintop që ka një mundësi të artë për të shënuar. Hildebrand largon një gjuajtje të Drogba, e cila përfundon në këmbët e Altintop por gjuajtja e turkut ndalet nga traversa. Shalke mundohet të rrezikojë nëpërmjet kundërsulmeve dhe ja arrinë qellimit duke barazuar rezultatin. Xhons shfrytëzon një pasim të artë të Farfan pikërisht në minutën e fundit të pjesës së parë dhe rikthen gjithçka në barazpeshë.Në pjesën e dytë, Fatih Terim, ul në stol Shnajder jo në maksimumin e tij, ndërsa Drogba me pjesën tjetër të skuadrës mundohet të rikthejë skuadrën në avantazh por pa ja arritur qëllimit. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë i krijon mundësi të artë Jilmaz që të shënojë edhe golin e dytë, por lojtari që ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës në këtë edicion të Ligës së Kampioneve, gabon në mënyrë të pabesueshme. Ndeshja mbyllet në barazim duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Gelsenkireshe”.