E ardhmja e sulmuesit të Sampdorias Icardi, duket se i përket Interit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2013, 16:42
Drejtuesit zikaltër dhe veçanërshit presidenti Morati, kërkon me ngulm që argjentinasi të bëhet pjesë e skuadrës.I vetmi problem që nuk është arritur akordi deri më tani, është shifra e lartë që drejtuesit kërkojnë për kartonin e të riut të talentuar. Xhenovezët kërkojnë 18 milion Euro për kartonin e talentit argjentinas ndërsa zikaltrit ofrojnë vetëm 15 milion Euro.Nëse arrihet kjo marrveshje dhe skuadrat arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë Ikardi do të jetë padyshim pjesë e zikaltërve në sezonin e ardhshëm. Përveç Icardit, Interi po kërkon edhe sulmuesin e Juventusit, Kualiarela.