Kupa e Shqipërisë, Skënderbeu dhe Kukësi kalojnë në gjysëmfinale

Kupa e Shqipërisë ka luajtur ndeshjet e parafundit për fazën, përveç Skënderbeut që e kishte siguruar më parë kalimin e grupit, në fazën tjetër të këtij kompeticioni, një biletë ka siguruar edhe skuadra e Kukësit. Edhe pse kanë ngelur edhe përballjet e fundit në grupe, Kukësi dhe Skënderbeu janë dy ekipet që kanë kaluar automatikisht në fazën tjetër të këtij kompeticioni, pasi kryesojnë grupin A, të shkëputur bindshëm nga kundërshtarët më të afërt.Skënderbeu mundi në Korçë, Shkumbinin, me rezultatin 3-1 dhe kryeson grupin me 15 pikë, ndërsa Kukësi fitoi në Krujë ndaj Kastriotit vendas me rezultatin e pastër 0-3. Një rezultat bindës ky i verilindorve që u lejon atyre kalimin për në fazën tjetër. Ky kualifikim është historik për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu, pasi është hera  e parë që kalojnë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.Ndryshe nga grupi A, ku tashmë janë përcaktuar dy skuadrat që do të kalojnë në fazën tjetër në grupin B, situata është disi më e ndërlikuar pasi asnjëra nga skuadrat  e këtij grupi nuk e ka të sigurtë kualifikimin. Bylis, Laçi dh Flamurtari janë tre skuadrat që pretendojnë të kalojnë në fazan e gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë, fitoret e fundit të Flamurtarit dhe Laçit në tranfertë ndaj Bylisit dhe Teutës kanë hapur diskutimet se kush do të kalojë në fazën tjetër. Ndeshjet e fundit në grupe do të jenë përcaktuese për fatet e këtyre skuadrave ku Flamurtari i Vlorës duket më i avantazhuar pasi luan ndaj Teutës që nuk asnjë pretendim. Në ndeshjet e luajtura në këtë fazë të grupit janë shënuar këto rezultate.Në grupin AKastrioti-Kukësi  0-3Skënderbeu-Shkumbini   3-1Ndërsa në grupin B janë shënuar këto rezultateBylis-Flamurtari   2-3Teuta-Laçi  1-2