Të ardhurat buxhetore, Ministria e Financave të dhëna për muajin Janar
Pas debateve të ditëve të fundit rreth të ardhurave, Ministria e Financave ka bërë publikë treguesit paraprakë fiskalë. Përmes një njoftimi për shtyp, ministria nënvizon se të ardhurat janë brenda parashikimeve të këtij institucioni dhe madje në disa sektorë edhe ka kaluar pritshmëritë.Kështu sipas Ministrisë së Financave të ardhurat buxhetore përgjatë muajit janar të këtij viti, janë 26.4 miliardë lekë në ndryshim nga shuma prej 25.4 miliardë lekësh të një viti më parë, me një realizim në masën 103.7% ose 950 milionë lekë më shumë.Në njoftim thuhet se të ardhurat nga tatimet kanë kaluar parashikimet e Ministrisë së Financave ku për muajin janar janë mbledhur 23.7 miliardë lekë ose rreth 768 milionë më shumë se parashikimi.Parashikimet sipas njoftimit nuk respektohen nga ana e të ardhurave të mbledhura nga pushteti vendor të cilat janë rreth 540 milionë lekë, ose 290 milionë lekë më pak.