Në Greqi nis rebelimi anti Syriza, protestuesit përplasen me policinë

Policia greke është përleshur me protestuesit në qendër të Athinës mbrëmjen e së enjtes, 26 shkurt 2015,  pas protestës së parë anti-qeveritare që prej marrjes së pushtetit nga radikalët e majtë të Syriza-s.Protesutesit, të cilët ishin gjithashtu mbështetës të së majtës radikale, hodhën bomba artizanale ndaj policisë, si dhe dogjën makina e shkatërruan dyqanet e qendrës, për të shprehur inatin me qeverinë e re të Aleksis Tsipras.Shumë prej tyre janë veçanërisht të mërzitur me marrëveshjen e arritur nga qeveria me partnerët europianë javën e kaluar, për shtyerjen e programit të shpëtimit.Kritika për këtë veprim, Tsipras ka marrë edhe nga disa anëtarë të partisë, sipas të cilëve ai po shkel premtimet para zgjedhore, ku ishte zotuar t'i jepte fund programit 240 miliardë dollarësh.protesta athine [proteste