Bushati në Kosovë, Thaçi: Do e padisim Serbinë për gjenocid
Kosova është e vendosur të padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare për genocid. Ministri i jashtëm, Hashim Thaçi, ritheksoi qendrimin e shprehur edhe më parë prej tij pas takimit me homologun shqiptar, Ditmir Bushati.Hashim Thaci: "Kosova është duke paguar çmim. Ndërsa në anën tjetër e rikonfirmoj edhe sot se Kosova do të ngritë padi për gjenocid ndaj Serbisë. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë sepse dhuna dhe spastrimi etnik ka qenë e dirigjuar drejtpërdrejtë nga shteti i Serbisë në Kosovë. Se kur do të ndodhë kjo, do të gjejmë momentin më të përshtatshëm. Prandaj, në momentin që krijohen rrethanat e përshtatshme legale për Kosovën si shtet, ne do ta ngrisim këtë çështje, me rëndësi është që kemi filluar mënyrën më serioze të përgatitjes për këtë çështje"Për sa i përket Gjykatës Speciale, Thaçi u shpreh se kjo çështje duhej zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.Ndërsa Bushati tha që në asnjë çast nuk duhet të ngatërrohet lufta e drejtë e çlirimtare e Kosovës, me ngritjen e gjykatës.Ditmir Bushati: Procesi i normalizimit të marrëdhënieve do të shoqërohet me ripajtimin"Ne do të dëshironim që së pari të shihnim implementimin konkret të procesit të dialogut dhe së dyti besoj se ndajmë të njëjtën pikëpamje që procesi i normalizimit të marrëdhënieve do të shoqërohet më pas me procesin e ripajtimit".Vizita e sotme e Bushatit në Prishtinë i paraprin vizitës së kryeministrit Isa Mustafa në Tiranë në fillim të marsit dhe mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në 23 mars.Kryediplomati u takua gjithashtu edhe me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Mustafa, si dhe Fatmir Limajn, lideri