Teatri i Metropolit sjell komedinë për mungesën e lirisë së fjalës

Në një kohë pothuajse elektorale Teatri i Metropolit ka zgjedhur një shfaqje që e sheh në një këndvështrim ndryshe betejën politike.Regjisori Kastriot Cipi e ka zhvendosur shfaqjen në një miting politik ku skenat janë shumë komike.Komedia gjermane e shkruar në vitin 1911 nga Carl Sternheim dhe ka gjashtë personazhe.Luiza është personazhi kryesor një femër morali i së cilës vihet në diskutim dhe bashkëshorti i saj i cili është i mendimit se ajo nuk duhet të shprehë mendimet e saj.Premiera do të shfaqet në teatrin e Metropolit në 27 shkurt në orën 19:00.