Spanjë, Podemos paralajmëron: Nuk bëhemi koloni e Gjermanisë
Ndryshe nga fjalimi ngushëllues i kryeministrit Mariano Rahoj, Pablo Iglezias, udhëheqësi i Podemos, simotrës së Syriza-s në Spanjë, thotë se "makthi" nuk ka mbaruar ende për mbretërinë iberike.Një ditë pas fjalimit të kryeminsitrit në parlament, Iglezias mbajti një fjalim alternative duke e sgiduar Rahojin në një debat televiziv."Ju sulmuat sindikatat dhe po rrezikoni ta ktheni vendin në një koloni gjermane. Ne atdhetarët nuk e duam këtë, duam sovranitet… Spanja nuk mund të kërcënohet, është ekonomia e katërt në kontinent. Prandaj ka ardhur koha që t'i refuzojmë masat shtrënguese. Zoti Rahoj, qeveria juaj vërtetoi se është e padobishme dhe këtë e them me fjalë të buta"Të martën në parlament, Rahoj theksoi se ekonomia e Spanjës është rritur me 1,4 % në vitin 2014. Por sipas Igleziasit, shumë prej vendeve të punës të krijuara janë me rroga të ulta dhe të përkohëshme, çka përbën rrezik për të ardhmen.Momentalisht, Podemos, që në spanjisht do të thotë "Ne mundemi!", nuk është e përfaqësuar në parlament, por më 22 mars do të përballet me zgjedhësit për herë të parë kur në Andalusi, krahina më e madhe në vend, të mbahen zgjedhjet vendore. Në maj, zgjedhjet vendore do të mbahen edhe në krahinat e tjera, ndërsa në fund të 2015-ës do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.