Sulmet ndaj ambasadava, Khalid Al Fawwaz fajtor për ngjarjet në Kenia e Tanzani
Një shtetas arab sipas prokurorëve krahu i djathtë i Osama Bin Laden është shpallur fajtor nga një gjykatë në Nju Jork për bombardimin e ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani, ngjarje këto të ndodhura në vitin 1998.Khalid Al-Fawwaz, 52 vjeç përballet me burgim të përjetshëm pas shpalljes fajtor për të katër akuzat që rëndojnë mbi të. Prokurori i Manhatanit në Shtetet e Bashkuara Preet Barara, tha se vendimi i vuri vulën për të dhjetën herë bindjes mbi fajësinë e të pandehurit, për shpërthimet që vranë 224 persona dhe plagosën më shumë se 4 mijë të tjerë."Ne shpresojmë që ky vendim të ngushëllojë disi të gjithë të afërmit e viktimave të Al Kaedës në të gjithë botën,”- tha ai.Al-Fawwaz nuk ishte akuzuar për planifikim të sulmeve në ambasada, por prokurorët thanë se ai funksiononte si një prej togerëve më të besuar të Bin Ladenit ndërsa jetojnë në Londër. Ai bënte shpërndarjen e deklaratave të liderit të al Kaedës ne media dhe dërgonte pajisjet dhe furnizmimet për al kaedën në afrikë."Khalid al-Faëëaz ka bërë gjithçka që Al Kaeda ka kërkuar prej tij," tha avokati Sean Buckley gjatë mbylljes së argumenteve javën e kaluar.Kurse avokatët mbrojtës të Al-Fawwaz thanë se klienti i tyre ishte një disident paqësor, i cili fillimisht u bashkua me Bin Laden për të reformuar Arabinë Saudite, por u largua prej tij kur ai filloi dhunën kundër civilëve amerikanë. Al-Fawwaz u arrestua në Londër në vitin 1998. Ai u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në 2012 pas një beteje të gjatë ligjore.