Vodhën 10 makina në 3 muaj në Tiranë, arrestohen 2 hajdutët
Dy të rinj akuzohen se janë autorë të grabitjes së 10 makinave brenda 3 muajve të fundit në Tiranë. Mekanizmi i vjedhjes, ishte përmes ndezjes së mjeteve përgjatë orëve të natës, kryesisht të tipit Mercedez Benz.Tirane- Arrestohen dy të rinj nga kryeqyteti nën akuzën e autorëve të grabitjes së 10 makinave luksoze, brenda 3 muajve të fundit në Tiranë. Mekanizmi i vjedhjes, ishte përmes ndezjes së mjeteve përgjatë orëve të natës, kryesisht të tipit Mercedez Benz.Policia e Tiranës njoftoi se ka goditur grupin kriminal me emrin të koduar "Klasik", që merrej me vjedhjen e automjeteve në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit.Ora News ka siguruar fotot e dy autorëve, Altin Ndocin, 27 vjeç, banues në Tiranë, dhe Sazan Cibakun, 28 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi është bërë mbrëmjen e 25 shkurtit nga efektivët e kom.nr 6 pranë rrugës "3 Dëshmorët" në në zonën e kombinatit, teksa autorët ishin duke drejtuar automjetin tip "Citroen", me targa AA942KB.Brenda në makinë, blutë kanë gjetur tre pistoleta, maska të ndryshme me ngjyrë të zezë, , dy radio dhënëse marrëse me sinjale të komisariateve të policisë, jelek taktik multifunksional, një sërër çelësash automjetesh të ndryshme, tabelë dore me mbishkriminin "Ministria e Financave".Policia po punon për të gjetur bashkëpunëtorët e tjerë të, dhe po kontrollon të gjitha varrezat e makinave, të cilët merreshi më çmontimin e makinave të vdhjedura dhe më pas shiteshin si pjesë këmbimi [caption id="attachment_471444" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Dy të arrestuarit, Sazan Cibaku (majtas), Altin Ndoci (djathtas)[/caption][caption id="attachment_471446" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Materialet e sekuestruara[/caption]Ja vjedhjet qe kane bere personat1. Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip - Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,2. Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.3. Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX.4. Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.5. Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.6. Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.7. Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.8. Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.9. Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.10. Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.