Përdorimi i Telemedicinës, projekt pilot në zonën portuale të Durrësit

 Durrës-Përdorimi sa më gjerë i telemedicinës ka mbledhur në Durrës, 8 shtete të rajonit dhe 15 partnerë, me qëllim krijimin e lehtësirave të lëvizjes së personave të sëmurë në një nga shtetet e përfshira si Italia, sllovenia, Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia,  apo Greqia. Telemedicina do të pilotohet në të ashtuquajturën zonë aero-portuale.Gjithashtu do të pilotohet pajisja e disa ambulancave me instrumente inovative, që të jenë funksionale gjatë fazës së emergjencës.Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian, që përfshin 8 shtete është parashikuar të përfundojë në mars të vitit 2016.Gjatë kësaj periudhe do të mundësohet krijimi i infrastrukturës për krijimin e një harte specifike dhe bashkëveprimi ndërmjet shërbimeve të shëndetit dhe kujdesit parësor.