Lezhë, lë paratë në kazino, kthehet i maskuar ta grabisë

Një kazino në lagjen "Besëlidhja" të Lezhës është grabitur nga një përson i maskuar.Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, ku autori i cili është identifikuar nga policia ka kanosur punonjësit dhe ka arritur tju marrë xhiron ditore.Sipas policisë autori i ka kërcënuar punonjesit, duke i terrorizuar ata dhe, pasi ka kryer grabitjen është larguar duke i shpëtuar arrestimit.Blutë e Lezhës kanë shpallur në kërkim Jak Ndojn 23-vjeç nga fshati Zojs i Lezhës.Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se pak minuta që të kryente grabitjen autori kishte qenë duke luajtur në kazino dhe kishte lënë një shumë të konsiderueshme parash.Në këtë moment ai ka debatuar me punonjesit, pasi sipas tijë kompjuteri që ai po luante kishte probleme.Ai është larguar nga kazinoja dhe vetëm 20 minuta më vonë është rikthyer sërish dhe pasi dhe me maskë në kokë ka kryer edhe grabitjen.23 vjecari është identifikuar pasi kishte patur të njëjtat rroba edhe kur ka kryer grabitjen.Kazinoja në fjalë është grabitur edhe dy herë të tjera gjatë dy vitëve të fundit, ndërsa në të dyja rastet autoret janë identifikuar dhe arrestuar.[caption id="attachment_471506" align="alignnone" width="640"]kazinoja 2 Në foto: Kazinoja e grabitur në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, 26 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_471507" align="alignnone" width="640"]kazinoja 3 Në foto: Kazinoja e grabitur në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, 26 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_471508" align="alignnone" width="640"]kazinoja Në foto: Kazinoja e grabitur në lagjen "Besëlidhja", Lezhë, 26 shkurt 2015[/caption] Ndërkohë në Fier dy të rinj janë arrestuar në flagrancë pasi tentuan të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit R. Çela. Të arrestuarit janë Francesko Mulanj, 20 vjeç dhe Saimir Dule, 25 vjeç/Oranews.tv/