Hipoteka e Korçës, Muho: Fenomenet korruptive, ende të pranishme

Teksa ka inspektuar hipotekën e Korcës, kreu i ZRVPP Ilirian Muho, ka deklaruar se korrupsioni është ende i pranishëm në këto zyra, dhe shfaqet përmes vonesave të shërbimeve ndaj qytetarëve. Muho ka njoftuar disa marrëveshje me bankat që sherbimi i tyre te ofrohet brenda ambienteve te hipotekes per te mos zvarritur sherbimet dhe procesin në tërësi.Korçë-Kryeregjistruesi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Iliran Muho ka inspektuar hipotekën e Korcës.Muho shpjegoi se fenomeni korruptiv vijon të jetë i pranishëm por nuk shfaqet në formën e regjistrimeve të paligjshme si më parë, por me vonesat te shërbimi  ndaj qytetarëve.Sipas Muhos janë reduktuar në mënyrë të ndjeshme afatet e sherbimit ndaj qytetareve, kryesisht aplikimet apo dhënia e dokumentacioneve të nevojshme.