Elbasan, arrestohen 5 persona mes tyre 2 gra, shpërndanin kokainë dhe heroinë
Policia e Elbasanit ka shkatërruar një grup trafikantësh të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë. 5 persona janë arrestuar për shpërndarje të drogës, një është shpëllaur në kërkim ndërsa 1 po ndiqet në gjendje të lirë.Policia e Elbasanit, arrestoi gjatë operacionit "Vazhdimi" Storado Sadushin 20 vjeç, Manushaqe Sadushin 65 vjece Rudina Sadushi 43 vjeçe, nga Elbasani dhe Erind Mirakën 23 vjeç dhe Andi Bracja 20 vjeç nga Gramshi.Është shpallur në kërkim shtetasi S. S, si dhe ka filluar procedimi penal per Ervin Bashën, që eshte duke vuajtur denimin në burgun e peqinit për "Trafik armesh e municiomesh" prej 8 vjetesh.Këta persona nmë bashkëpunim me njëri-tjetrin bënin shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis sativa, ne Gramsh dhe Elbasan.Gjate operacionit jane sekuestruar 1.8 kg heroine, 380 gr kokaine, 3 gr kanabis sativa, 20 gr fara kanabis sativa, 670 fisheke model 56 te kalibrit 7.62 mm, 400 euro, 7 aparate telefonash celulare, dy peshore elektronike te cilat perdoreshin per peshimin e lendes narkotike.[caption id="attachment_471435" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Materialet e sekuestruara nga policia[/caption][caption id="attachment_471436" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Materialet e sekuestruara nga policia[/caption][caption id="attachment_471437" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Materialet e sekuestruara nga policia[/caption][caption id="attachment_471438" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Droga e sekuestruara nga policia[/caption][caption id="attachment_471439" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banesa ku u sekuestrua lënda narkotike[/caption][caption id="attachment_471440" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Materialet e sekuestruara nga policia[/caption]