“Lufta” mes Doshit dhe Ramës përçan socialistët shkodranë

Qëndrimi kritik i deputetit Tom Doshi ndaj Kryeministrit Edi Rama, ka ndarë në dysh qëndrimet e socialistëve shkodranë, përfshirë deputetët apo të zgjedhurit vendorë.Deputeti Paulin Stërkaj mendon ndryshe nga kolegu i tij, të zgjedhur në të njëtin qark, duke theksuar se ministrat dhe vetë Rama janë të gatshëm të presin çdo deputet dhe të angazhohen për problemet që ata ngrejnë.“Unë personalisht dhe shumë deputetë e kemi mundësinë me ministrat dhe me kryeministrin të takohemi sa herë që kemi dëshirë”.Por  kryekomunari i Bërdicës në Shkodër, Besnik Brahimi, është i të njëtit mendim me deputetin Tom Doshi,  duke deklaruar se qeveria nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe sipas tij, pasi mori votat kjo qeveri vetëm mashtron.“Qeveria e sotme, me në krye Edi Ramën deri më sot nuk ka bërë asnjë gjë për komunitetin e Bërdicës.”Deputeti Tom Doshi, ka qenë mjaft i ashpër me kryeminsitrin Edi Rama duke e cilësuar bukshkelë dhe që s'ka mbajtur asnjë premtim për shkodrën dhe veriun në tërësi.