Vlorë, shembet lokali tek Uji i Ftohtë, përplasje mes policisë e banorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2015, 17:01
IKMT ka nisur një aksion ne Vlore për prishjen e nje lokali ne zonën e Ujit të Ftohtë, me pjesëmarrjen edhe të shumë forcave policore.Shembja e objektit fillimisht po pengohej nga pronarët, por kur gjendja ka agravuar 2 furgonë të policisë së Fierit kanë mbërritur me rreth 35 efektiv për të mbajtur situatën nën kontroll.Pas disa orësh negociata, pronaret çmontuan disa pjesë të objektit i cili ka shërbyer prej shumë vitesh si bar restorant. Pronarët pretendojnë se shembja e pronës së tyre është një veprim I paligjshëm pasi sipas tyre disponojne dokumentacion te rregullt.