Ekspozita "25 vjet më pas", Tirana dhe Parisi dy realitete të ndryshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2015, 16:59
Dy realitete të ndryshme në dy këndvështrime po të ndryshme.Parisi dhe Tirana të sjella nëpërmjet fotografive nga Avni Delvina dhe Niko Dhale, artistë që jetojnë përtej detit dhe Parisin e paraqesin plot ngjyra ndërsa Tiranën e viteve 70 vetëm bardh e zi.Ekspozita "25 vjet më pas", e cila sjell Punët e Niko Dhalësit të cilat janë klasike , plot ngjyra e të drejtëpërdrejta ndërsa ato të Avni Delvinës janë provokative, duke iu afruar më shumë problematikës së ditës, do të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri më 1 mars 2015.