Beteja e IKMT me kryebashkiakët, Bici: Nuk kanë prapavijë politike
4 muaj para zgjedhjeve të pushtetit vendor, IKMT ka nisur një fushatë padish ndaj kryebashkiakëve që mediatikisht është konsideruar si një betejë politike e qeverisë ndaj të zgjedhurve lokale. Por nuk mendon aspak kështu Kryeinspektoria Dallëndyshe Bici.Dallëndyshe Bici: “Unë në profesion jam juriste, nuk jam as politikane dhe as gazetare, merrem me zbatimin e ligjit dhe jo me hipoteza. Ne gjykojmë veprimet dhe mosveprimet e funksionarëve shtetërore mbi bazën e ligjit. Kështu që nuk ka pse të përfshihet kjo në politike. Pak më parë IKMT ka kallëzuar edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës se nuk është si pengese për të rikandituar.”Kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Bime ka deklaruar pas padisë së ngritur nga IKMPT, se rastin e ndërtimit pa leje e kishte denoncuar vetë.Dallëndyshe Bici: “Ishte një rast unikal që kryebashkiaku denoncon vetëveten. Rasti i fundit, ai i kryetarit të bashkisë Gjirokastrës është pasi është bërë azhornimi, pasi janë kaluar të gjitha procedurat ligjore duke arritur një një përfundim të tillë”Bici ka lajmëruar se deri tani janë dërguar 40 funksionarë politikë për hetim, e misioni I IKMT do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit.Dallëndyshe Bici: “Që nga shtatori i vitit të kaluar kur unë jam në krye të këtij institucioni janë kallëzuar 40 funksionarë publikë. Garantoj se kjo do të vazhdojë edhe pas 21 qershorit.”Kryeinspektoria nënvizon se paditë i janë dorëzuar organit të akuzës, dhe se i takon këtij të fundit të marrë masat e duhura ligjore, qofshin këta funksionarë të lartë politikë, apo qytetarë të thjështë.