Edhe kryekomunari i Bërdicës kundër Ramës: PS na mori votat, na mashtroi

Pas deputetit të PS Tom Doshi, kundër qeverisë ka dalë edhe kryekomunari I Bërdicës në Shkodër. Besnik Brahimi I zgjedhur nga radhët e PS, ka deklaruar se qeveria nuk ka mbajt asnjë premtim për komunën e Bërdicës.“Nuk e mbështesë më këtë qeveri, PS na mori votat dhe na mashtroi” deklaroi kryekomunari Brahimi, duke e cilësuar paburrni dhe pabesi sjelljen e së majtës ndaj banorëve të bërdicës.Brahimi vlerësoi deklaratën e sotme të deputetit Tom Doshi, duke e cilësuar realiste sidmos për cështjen e punësimit.