Alarmi për konsumatorët, hidhen në treg vezë në limitet e skadencës
Në datën 10 janar një sasi e konsiderueshme vezësh ka hyrë në tregun shqiptar, të cilat rrezikojnë të konsumohen në limitin e datës së skadencës. Sipas burimeve të Ora News Kompania Shqiptare AMG, hedh në treg vezë të importuara nga Turqia me datë prodhimi 29 dhjetor 2014 dhe datë skadence 29 mars 2015.Në një kohë kur ligji shqiptar parashikon se që nga data e hedhjes në treg , vezët nuk mund të qëndrojnë në treg më shumë se 21 ditë, kompanitë vendosin sipas parametrave të tyre një afat prej 3 muajsh, e cila kthehet në një rrezik për shëndetin e konsumatorëve.Ora News, u interesua pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të marrë një përgjigje, se perse këto vezë tregëtohen lirshëm nëpër markete me një afat 3 mujor ndërkohë që qëndrimin në treg e kanë vetem 21 ditë.Granit Sokolaj, Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun pranë AKU-së, shpjegon se këto afate i vendos Kompania dhe se AKU ka bërë vetëm kontrollin e mallit, që sipas tyre ka rezultuar brenda standarteve.Granit Sokolaj: “Ngarkesa për të cilin ju flisni ka hyrë në Shqipëri në pikën e inspektimit kufitar Durrës më datën 10 janar 2015, por ajo mund të mbahet edhe deri në fillimit të marsit. Mund të mbahet në kushtetet frigoriferike të caktuara me ligj në temperaturë 4 gradë. Në rastin e hyrës së kësaj ngarkese AKU ka kryer të gjitha verfikimet e duhura. Produktet kanë qenë të shoqëruara me certifikatë veterinare me të gjtiha elementët e sigurisë të njohura edhe nga BE. Brenda këtij tre mujori që është i përcaktuar nga prodhuesi, 21 ditë është e lejueshme te rrijë në dyqane”Shqetësimi që ngrihet nga publiku, është nëse AKU i ka instrumentat për të monitoruar tregun e vezëvë nëse i kalon apo jo afatet e 21 ditëshit. Nga ana tjetër ligji i ri, i miratuar në 28 janar 2015, parashikon se asnjë vezë të mos importohrt në Republikën e Shqipërisë pa u bërë më parë njohja e ccertifikatës shëndetësore që shoqeron ngarkesën me urdhër të ministrit të Bujqësisë. Ngarkesa në fjalë ka hyrë gati 15 ditë para këtij vendimi.