Të Paekspozuarit, "Shqipëria, vendi bujqësor pa bujqësi"

“Shqipëria, vendi bujqësor pa bujqësi”. Kjo është tema e emisionit investigativ “Të Paekzpozuarit”, ideuar dhe drejtuar nga Ylli Rakipi dhe transmetuar mbrëmjen e 26 shkurtit. Çfarë po ndodh me bujqësinë në kohën e sotme, 25 vjet pas përmbysjes së regjimit komunist.

Në pjesën e parë të emisionit, kamerat e “Të Paekzpozuarit” ishin të pranishme në tre ferma bujqësore; në Kashar, Thumanë të Fushë Krujës dhe në Gërdec. Të tre pronarët e këtyre fermave tregojnë sfidat e biznesit të tyre dhe vështirësitë që ata hasin.

Vështirësia fillon që në elementin bazë, ushqimi i bagëtive, që në vendin tonë importohet dhe fermerët janë të detyruar ta blenë në vendin fqinj, Serbi. E njëjta gjë ndodh edhe me plehrat kimike për kultivimin e tokës apo me elementë të tjerë. Kjo sepse shteti shqiptar nuk ofron zgjidhje për prodhimin e ushqimit, por gjithashtu shteti shqiptar është i paaftë për të kryer certifikimin e produkteve që importohen, pra ka mungesë kontrolli edhe në bujqësi dhe blektori.

Më pas debati në studio u zhvillua mes të ftuarëve ekspertë të fushës. Agron Duka, ish-ministër i Bujqësisë, Alban Zusi Zv/ministër i Bujqësisë, Hysni Gura Inxhinier Agrar dhe Petrit Ago ekspert për bujqësinë.

[caption id="attachment_471357" align="alignnone" width="640"]fermeret Në foto: Tre fermere, Bedri Dema, Vladimir Cakoni, Plarend Paco[/caption]Pse produktet blegtorale shqiptare të jenë të përjashtuara nga eksporti në BE? Njësoj mungon dhe kontrolli mbi farërat që importohen, fermerët shqiptarë nuk e dinë çfarë mbjellin dhe produktet bujqësore shqiptare nuk janë të kontrolluara në mënyrë strikte si në të gjithë vendet e tjera të Evropës.Njësoj mungon kontrolli dhe për kafshët e blegtorisë, ende nuk ka një sistem matrikullimi, të numërimit të numrit të kafshëve, çertifikimit të tyre, regjistrimit në sistem. Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë shumë e ekspozuar nga sëmundshmëria e kafshëve, pasi mungesa e kontrollit mbi kafshët e ben të veshtirë identifikimin e sëmundjeve.Kjo është dhe arsyeja pse produktet blegtorale shqiptare të jenë të përjashtuara nga eksporti në BE. Produktet blegtorale shqiptare nuk kanë garanci dhe siguri të çertifikuar.te paekspozuarit11Asnje lehtesi per fermeret TVSH 20 % paguhet nga fermeret si për farerat që importojnë, pleherat kimike, lëndën e parë dhe të gjitha makineritë. Njësoj mbeten të pandryshuara për ta dhe të gjitha tarifat doganore.Një rast i paprecedente Shqipëria, ku shteti nuk krijon asnjë lehtësi, asnjë, për lëndën e parë bujqësore dhe makineritë.te paekspozuarit4Sistemi bankar dhe fermeretNë Shqipëri sistemi Bankar e shikon Shqiperine si nje sektor me risk të lartë në kredidhënie. Ndaj dhe kushtet garantuese dhe përqindjet e interesit në Bujqësi për fermerët janë shumë të larta.Nga ana tjeter, shteti nuk ka fonde garancie për fermerët për t’i kompesuar ata me një pjesë të përqindjes së interesit apo për të certifikuar dhe planin e bizneseve të fermerëve nëpërmjet instituteve profesionale(Tek ne institutet mungojne teresisht)te paekspozuarit7Formulari i AZHBR, dhe humori mes fermereveAgjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural është Agjenci e krijuar në vitin 2008, ku një pjesë të fondeve të saj (që janë në total 8 milionë dollarë në vit) I paguan shteti ndërsa një pjese janë të paguara nga Bashkimi Evropian.Emisioni sjell ne vemendje rastin e Plarent Paccos, i cili sot merret me bujqesi, por që në vitin 2010 punoi në AZHBR dhe bashkë me një grup kolegesh tentoi te krijonte sistemin elektronik të regjistrit të fermerëve. Pasi e krijuan këtë regjistër ata u pushuan nga puna.Nga ana tjetër, AZHBR-ja është bërë objekt i disa shkeljeve të konstatuara nga KLSH-ja dhe që janë shkelje të bëra në vitetet 2012-2013 në disa qindra miliona lekë.Me qeverinë e Rilindjes, Rama premtoi modernizimin e AZHBR-së, por nje formular me kriteret që fermerët duhet të plotësonin për subvencionimin është bërë objekt humori mes fermerëve.Formulari i firmosur nga Panariti dhe Cani, përcakton si kritere avantazhuese që të jesh fermere e seksit femër, apo dhe person nën moshën 45 vjec.te paekspozuarit12Sa ndikoi ligji 7501?Ligji 7501 si baze e të gjitha problemeve, ndarja në ngastra të vogla, shkaktoi ndër të tjera bllokimin dhe kolapsin e tregut të tokës por dhe shkatërrimin e sistemit të kullimit.Emisioni sjell në vëmendje dhe rastin e fshatit Ferras. Në këtë fshat, ish-qeveria Berisha, tre ditë përpara se të dorëzonte mandatin, i dha një kompanie me koncension disa dhjëtera hektarë toke. Fshatarët e Ferrasit akuzojnë qeverinë se i ka dhënë kompanisë private, toka shume pjellore por që u takojne atyre, duke komplikuar edhe më tepër çështjen e pronësisë në këtë fshat.Panariti u premroi zgjidhje fshatareve por nuk dihet nësë ende sot e kësaj dite është dhënë ndonjë zgjidhje këtij koncesioni.te paekspozuarit9  Kronika e përmbledhur e emisionit