Xhelati i IS është një student londinez,Mohammed Emwazi

Militanti islamik i njohur si Xhon xhihadisti, i cili ka qenë i pranishëm në të gjitha filmimet e publikuara nga Shteti Islamik ku pengje të ndryshëm ekzekutohen me prerje koke, është identifikuar të jetë një student i një universiteti në Londër.Autoritetet e sigurisë nuk kanë bërë të ditur se kur kanë kuptuar identitetin e tij, por kishin vendosur të mos e bënin publik më herët për mos pengimin e hetimeve.Mohamed Emvazi, 27 vjeç, ka qenë në listën e shërbimit sekret britanik dhe madje mediat britanike kanë raportuar se atij i është kërkuar disa herë të rekrutohet prej tyre, por në vitin 2012 arriti të arratiset për në Siri ku edhe është bërë pjesë e Shtetit Islamik.Emvazi është shtetas britanik, i lindur në Kuvajt.Ai ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar në moshën gjashtë vjeçare ku është rritur në një familje të shtresës së mesme. Sipas të afërmve ai falej rregullisht në një xhami në juglindje të Londrës.Në vitin 2006 ai është përpjekur të luftojë edhe përkrah grupimit islamik somalez, Al-Shabab, madje ka udhëtuar në Tanzani me dy miq duke u thënë familjarëve se po shkonte për një safari./Oranews.tv/