Vazhdojnë negociatat, Tom Doshi drekon me Kokëdhimen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2015, 16:17
Nuk kanë reshtuar tentativat për të qetësuar deputetin e qarkut të shkodrës Tom Doshi që deklaroi prerazi se nuk do të kishte më paqe mës tij dhe Edi Ramës.Pasi ka lënë ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, ai dhe deputeti Koço Kokëdhima i janë drejtuar një prej restoranteve të kryeqytetit. Bashkë me ta, ka qenë edhe nënkryetari I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.Kokëdhima dhe Balla, dy nga njerëzit më pranë kryeministrit, duket se po shfrytëzojnë çdo mundësi, për të sheshuar tensionin mes Doshit dhe Ramës.